Antonio Conte thotë se nuk do të ketë bashkim me ish-lojtarin e tij te Juventusi, Andrea Pirlo.
Ish-lojtari i Chelseat, Ray Ëilkins, kishte thënë se Conte është duke menduar që ta marr si ndihmëstrajner Pirlon, pas largimit në fund të sezonit të trajnerit aktual Steve Holland.
Por Conte e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
“Andrea Pirlo është duke luajtur dhe këtë kërkon ta bëjë edhe në të ardhmen”.
“Nuk e di pse dëshirojnë të më fusin në këto situatash”.
Mesfushori 37 vjeçar ka zhvilluar 50 ndeshje për New York Cityn.
Ai ka kontratë me klubin deri më 31 dhjetor të këtij vitit. /Telegrafi/