Antonio Conte është në rrezik që të shkarkohet pas humbjes nga Watfordi me rezultat 4-1.
Ish-bosi i Juventusit po lidhet me një rikthim në kombëtaren italiane teksa presioni për të është në maje te klubi londinez.
Sidoqoftë, vet Conte pas ndeshejs ka thënë se ai është duke bërë punën e tij.
“Është njëjtë për mua”.
“Unë qëndroj këtu, tentoj të punoj dhe bëj gjithë punën. Cili presion? Çka është presioni”.
Under pressure?
🗣 "The pressure? Which pressure?" #WATCHE #CFC pic.twitter.com/ai43K9QwKb
— BBC Sport (@BBCSport) February 6, 2018
“Unë punoj, nëse kjo mjafton, në rregull. Ndryshe, klubi duhet të marrë vendim të ri”, u shpreh Conte pas ndeshjes.
Conte në vazhdim të deklaratës së tij ka kritikuar pronarët e Chelseat për ekipin që ja kanë mundësuar pas afatit kalimtar të janarit.
Italiani tha se zgjedhjet e tij ishin të këqija dhe se ai nuk ka pasur opsione tjera për të shfrytëzuar për 11-shen startuese. /Telegrafi/