Site icon Telegrafi

Conte flet mbi objektivat e transferimeve

Antonio Conte ka folur rreth transferimeve të mundshme të Chelseat në këto ditë të mbetura të afatit kalimtar.

Me vetëm pesë ditëve të afatit kalimtar për tu kryer, Chelsea kanë sjellë vetëm dy përforcimeve në ekipin e parë, sulmuesin Michy Batshuayi dhe mesfushorin N’Golo Kante.

“Unë kam disa objektiva dhe ju e kuptoni se këto objektiva janë shumë të vështira për t’u blerë”, deklaroi fillimisht Conte, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Conte: Afati kalimtar është ‘çmendur’

“E përsëris: Ky afat kalimtar është shumë i çmendur, shumë i vështirë për të arritur objektivat për ne”.

“Por ne kemi një lojë kundër Burnleyt tani për tani, e cila është më e rëndësishme se tregu i transferimeve. Pastaj, pas kësaj, unë shpresoj që të ketë disa lojtarë më shumë se tani para afatit”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version