Telegrafi

Conte: Fitore e madhe, kaq pikë na nevojitet për të siguruar titullin

Antonio Conte ka folur me gëzim pas fitores së fundit ndaj Stoke Cityt

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Stoke City, dhe kjo fitorja i ka pëlqyer jashtë mase trajnerit italian të ‘Bluve’.

Sipas Contes kjo fitore është e rëndësishme pasi është e dyta radhazi në udhëtim, por sipas tij nevojitet edhe 21 pikë për të siguruar titullin e kampionit në Ligën Premier.

“Kjo fitore është e rëndësishme, sinqerisht. Ne kemi luajtur dy ndeshje në udhëtim, West Ham dhe Stoke, dhe për të fituar dy ndeshjet është shumë e rëndësishme në këtë pjesë të sezonit”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Ka edhe 10 ndeshje tjera për tu luajtur. Më pëlqen të mendoj se tani ne kemi nevojë për të marrë 21 pikë dhe të jetë të sigurt për të fituar ligën”, përcjell Telegrafi.

“Por, sot fitorja ishte e rëndësishme kundër një ekip të fortë dhe në një stadium me një atmosferë të madhe”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Conte, gëzimin e tij të madh e ka shprehur të gjithin pas golit të fitores të shënuar nga Gary Cahill. /Telegrafi/