Chelsea është obliguar t’ia paguajë ish-trajnerit Antonio Conte nëntë milioën funte (10.2 milionë euro), pasi gjykata ka vendosur në favor të strategut italian.
49-vjeçari e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/2017 dhe e mposhti Manchester Unitedin në finale të Kupës FA, vetëm dy muaj para se të shkarkohej nga Roman Abramovich.
Kur ishte shkarkuar, ka pasur thashetheme se klubi ishte i pakënaqur me sjelljen e trajnerit dhe raporteve të prishura me disa prej lojtarëve kryesore.
Sipas The Times, Chelsea nuk do ta kontestojë vendimin e gjykatës dhe në këtë mënyrë do të marrë fund mosmarrëveshja mes dy palëve, ndërsa Conte do ta marrë dëmshpërblimin e tij.
Në ndërkohë, strategu italian është duke u kërkuar nga disa klube dhe pritet që në sezonin e ri ta marrë nën drejtim ndonjë tjetër klub të madh. /Telegrafi/