Site icon Telegrafi

Conte është i lumtur, dëshiron të mbetet edhe për shumë vite te Interi

Trajneri italian, Antonio Conte është i lumtur të qëndrojë edhe për disa vite tjera te Interi.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, trajneri 51-vjeçar është i lumtur me kohën e tij te Nerazzurrët.

Ky medium shton se Conte është i gatshëm të përmbush kontratën e tij së paku, por edhe me mundësinë e qëndrimit për më gjatë.

Conte mendohet se po synon të krijojë një cikël fitues me Interin të ngjashëm me atë që ai filloi me Juventusin në sezonin 2011-12, ndërsa ngriti tre trofetë e parë nga nëntë titujt radhazi të Serie A për Bianconerët.

Klubi, ndërkohë, ka lëvizur gjithashtu për të mbështetur Conten duke hapur bisedime me figura kryesore si Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni dhe Stefan De Vrij mbi kontratat e reja.

Ndryshe, Interi është lideri i Serie A dhe po shihet si favorit për ta fituar Scudetton këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version