Site icon Telegrafi

“Conte është gjeni, trajneri më i mirë në botë”

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, ka folur fjalët më të mira për ish-trajnerin e tij, Antonio Conte.

Trajneri italian është duke pasur një sezon shumë të suksesshëm me Chelsean në sezonin e tij të parë në Ligën Premier.

‘Blutë’ janë duke e udhëhequr kampionatin me tetë pikë më shumë se ndjekësi i parë dhe meritat e shumta shkojnë për Conten, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Conte: Jan dy ekipe më të forta se Chelsea në Ligën Premier

Për Conten fjalë të mira ka edhe ish-futbollisti i tij, mesfushori Pirlo, i cili e cilëson si një gjeni dhe si trajnerin më të mirë.

Sipas Pirlos, Conte punon çdo ditë shumë për skuadrën dhe ushtron deri në detaje për atë edhe është i suksesshëm.

“Conte, për mua, është trajneri më i mirë sepse ai është gjeni”, ka thënë fillimisht mesfushori i New York City për Omnisport.

Lexo po ashtu Pirlo: Guardiola më kërkoi te Barcelona

“Ai punon çdo ditë, çdo moment të vetëm për futbollin, për ekipin, në çdo detaj të vogël dhe në fushë lojtarët luajnë shumë mirë”.

“Me Juventusin, unë e kisha trajner për tri vite. Ne fituam ligën, por çdo ditë ishte më e vështirë në stërvitje. Ndoshta njësoj është edhe tani te Chelsea”, përfundoi Pirlo. /Telegrafi/

Marrëdhënia e tyre ishte perfekte, Conte e solli nga Milani Pirlon në skuadër
Exit mobile version