Site icon Telegrafi

Conte: Ende te zhgënjyer me humbjen ndaj Bolognas, por duhet të reagojmë

Antonio Conte (Foto: FC Inter EN/Twitter)

Trajneri i Interit, Antonio Conte në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Helllas Veronën, ku ka thënë se ende nuk i ka kaluar zhgënjimi që pësoi në ndeshjen me Bolognan.

Interi ka bërë dy gabime të mëdha, pasi fillimisht u ndal në një barazim 3-3 përballë Sassuolos dhe pastaj humbi 2-1 nga Bologna.

Bëhet fjalë për pesë pikë të hedhura poshtë dhe nëse do të kishin treguar më shumë kujdes, tani do të ishin vetëm gjashtë pikë larg Juventusit.

“Natyrisht që ka ende zhgënjim për mënyrën sesi e humbëm atë ndeshje, por më mirë që po zbresim në fushë kaq shpejt, pasi kemi mundësi të reagojmë dhe të lëmë pas krahëve gjithçka”.

“Do të luajmë përballë një skuadre të përgatitur, që ka bërë shumë mirë këtë sezon dhe ka vënë në vështirësi çdo kundërshtar, ndaj duhet të kemi kujdes. Lojtarët janë informuar me detaje për mënyrën e lojës së Veronës dhe pikat e saj të dobëta e të forta, ndaj pres një reagim nesër”, u shpreh Conte.

“Është një moment i veçantë dhe i ri për të gjithë skuadrat, ndaj duhet ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ndeshjet e shpeshta dhe temperaturat e larta të marrin shumë energji, ndaj duhet të bëjmë vazhdimisht ndryshime, për të qenë sa më të freskët në fushën e lojës”, ka thënë trajneri i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version