Telegrafi

Conte edhe një herë reagon pas ‘incidentit’ me Mourinhon

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur edhe një herë pas ‘incidentit’ me Jose Mourinhon në fitoren 4-0 ndaj Manchester Unitedit.

Tekniku italian ka thënë se dëshiron që tifozët të jen sa më të zhurmshëm dhe nuk do të ndalet së kërkuari përkrahjen e tyre.

Lexo po ashtu Mout nuk i pëlqeu sjella e Contes, zbulohet se çfarë i tha në vesh në fund të takimit (Video)

“Nëse ne dëshirojmë të ndalim emocionet nga futbolli, do shkoj në shtëpi dhe do ndryshoj punën time”, ka thënë Conte.

Pas fitores ndaj Djajve të Kuq skuadra e drejtuar nga tekniku italian renditet në vendin e katër me 19 pikë, një pikë më pak se Manchester City në vendin e parë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Conte i përgjigjet Mourinhos pas fjalëve që portugezi ia tha në vesh në fund të takimit