Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur edhe një herë pas ‘incidentit’ me Jose Mourinhon në fitoren 4-0 ndaj Manchester Unitedit.
Tekniku italian ka thënë se dëshiron që tifozët të jen sa më të zhurmshëm dhe nuk do të ndalet së kërkuari përkrahjen e tyre.
“Nëse ne dëshirojmë të ndalim emocionet nga futbolli, do shkoj në shtëpi dhe do ndryshoj punën time”, ka thënë Conte.
Pas fitores ndaj Djajve të Kuq skuadra e drejtuar nga tekniku italian renditet në vendin e katër me 19 pikë, një pikë më pak se Manchester City në vendin e parë. /Telegrafi/