Telegrafi

Conte e sheh Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, por edhe katalunasi ka disa fjalë speciale për trajnerin e Tottenhamit

Manchester City do të jetë përballë Tottenhamit, ndërsa Pep Guardiola kundër Antonio Contes, dy trajnerët që kanë fituar tituj në Angli.

Kampionët në fuqi presin skuadrën londineze në shtëpi të shtunën në ora 18:30, një ndeshje që sjell dy skuadrat me formë jo të njëjtë.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë”, kishte deklaruar Conte, teksa sot ka ardhur edhe përgjigja e trajnerin spanjoll.

“E falënderoj shumë Conten, por nuk jam unë trajneri më i mirë. Unë kam mësuar shumë duke parë ekipet e tij (Contes) dhe lëvizjet e lojtarëve”.

“Klubet mbështeten 100 për qind tek ai dhe idetë e tij. Tottenham do të arrijë suksese nëse beson tek Conte”.

“Ai ka bërë gjëra të mëdha te Juventusi, Interi dhe Chelsea. Në sezonin tim të parë në Ligën Premier hasa vështirësi përballë tij. Edhe kombëtaren italiane e ndryshoi, Italia zhvilloi një futboll fantastik me të”.

“Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për të. Ndikimi i tij në futbollin anglez ishte i dukshëm, shumë skuadra filluan të luanin me pesë lojtarë në mbrojtje”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/