Inter thuhet se po e kërkon sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, me kërkesën e trajnerit Antonio Conte.
Gazeta belge Het Nieuwsblad, shkruan tha se ish-trajneri i Chelsea, Antonio Conte e ka admiruar gjithmonë sulmuesin, duke u përpjekur që ta merrte Mertensin edhe në Londër.
Kontrata e 32-vjeçarit skadon verën e ardhshme, dhe nuk duket se Napoli do t’i ofrojë atij një marrëveshje të re.
Gazeta belge shkrua se Mertens po kërkon të qëndrojë në Itali dhe ai do të jetë të jetë i gatshëm për të negociuar një marrëveshje të re edhe me rivalët e Napolit.
Het Nieuwsblad shton se Conte është i gatshëm të bëjë një veprim të tillë, duke besuar që ai do të jetë një pasardhës i Lautaro Martinez që po kërkohet nga shumë klube.
Mertens do të bënte një dyshe të fortë me Romelu Lukaku që tashëm njihen edhe për lojën e tyre te Kombëtarja e Belgjikës. /Telegrafi/