Antonio Conte ka pranuar se e dëshiron Arturo Vidalin te cilado skuadër që do të shkojë.
Trajneri aktual i kombëtares italiane, Conte pohoi se lojtari i parë që do të donte ta kishte nën urdhrat e tij është mesfushori kilian të Bayern Municut, Vidal.
”Do ta merrja sërish Vidalin, ai është lojtar i mrekullueshëm. Te Juventus falë tij ndryshova formacionin në 4-3-3 e pastaj 3-5-2”
”Ai ka një fizik të jashtëzakonshëm dhe teknikë fantastike. E dua atë te gjitha skuadrat e mia”, u shpreh Conte.
Italiani pritet ta merr drejtimin e skuadrës londineze të Chelseat pas përfundimit të evropianit të futbollit, i cili do të zhvillohet në Francë. /Telegrafi/