Antonio Conte është duke u përpjekur që ta joshë Lorenzo Insignen drejt Tottenham Hotspurit në afatin kalimtar të janarit.
Kapiteni i Napolit ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2022, kur edhe mund të largohet si lojtar i lirë.
Ndërkohë, edicioni napolitan i gazetës Repubblica pohon se Spursat besojnë se mund t’i sigurojnë shërbimet e 30-vjeçarit me një shumë jo shumë të lartë.
Conte është një admirues i sulmuesit, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës sa ishte trajner i Italisë.
Në anën tjetër, mundësitë janë që Insigne t’i bashkohet Maurizio Sarrit te Lazio në verën e ardhshme si transfer i lirë. /Telegrafi/