Telegrafi

Conte duhet të ndryshojë taktikat për Napolin, De Laurentiis preferon Luis Enriquen

Ish-trajneri i Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique, del si një nga opsionet ideale të Napolit për të zëvendësuar Luciano Spallettin së bashku me Antonio Conte, i cili, do të duhet të përshtatë taktikat e tij me yjet e ekipit, përfshirë Khvicha Kvaratskhelia.

Spalletti pritet të konfirmojë largimin e tij nga Napoli në fund të sezonit, vetëm një muaj pasi fitoi titullin e parë të Serie A pas 33 vitesh pritje dhe të parin në karrierën e tij si trajner.

Disa trajnerë të njohur janë lidhur me punën e trajnerit në Stadio Maradona; i fundit është ish-trajneri i Romës, Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique.

Lexo po ashtu Spalletti konfirmon praktikisht largimin nga Napoli

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, ish-mesfushori do të ishte ideal taktikisht duke qenë se sistemi i tij i preferuar është 4-3-3 dhe se stili i tij i bazuar në zotërimin e topit do t’i përshtatej karakteristikave të lojtarëve të Napolit.

Megjithatë, 53-vjeçari nuk është opsioni i vetëm i Napolit. Antonio Conte mbetet një kandidat solid për këtë rol.

 

Sipas Gazzetta delo Sport, ish-trajneri i Interit dhe Juventusit po pret me padurim emërimin e tij të ardhshëm edhe pse mund t’i duhet të ndryshojë taktika dhe të ulë pagën e tij për të marrë vendin e punës në Napoli.

“Conte është në gjendje t’i përshtatë idetë e tij me karakteristikat e lojtarëve dhe kur keni dikë si Kvaratskhelia, i aftë të driblojë kundërshtarët, duke përdorur një mbrojtje me katër lojtarë, madje edhe një 4-2-4, nuk do të ishte problem”, shkroi Maurizio Nicita në edicionin e së martës të gazetës La Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Spalletti në prag të largimit nga Napoli: Katër pasues të mundshëm, përfshirë Conte dhe Benitez

Sipas raportit, Conte tundohet nga Napoli dhe është në marrëdhënie të mira me De Laurentiis, por Presidenti i Napolit nuk dëshiron t’i paguajë trajnerit të ri më shumë se 7 milionë euro në sezon.

Mund të bëhen përjashtime, por nuk ka gjasa që Napoli të përputhet me pagën e Contes në Tottenham, e cila ishte rreth 14 milionë euro në sezon plus bonuse.

Italiani dhe Luis Enrique nuk janë kandidatët e vetëm për të zëvendësuar Spallettin. Lista e De Laurentiis thuhet se përfshin edhe Vincenzo Italiano, Rafa Benitez, Gian Piero Gasperini dhe Julian Nagelsman. /Telegrafi/