Site icon Telegrafi

Conte drejt kthimit në Itali, mund ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Antonio Conte do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit, ndërsa shtohen zërat se ai mund të kthehet në Itali, kësaj radhe te Roma, pasi Jose Mourinho mund të largohet.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit është gjithnjë e më i frustruar me strategjinë e klubit te Tottenham dhe dalja nga Milani në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve vetëm sa e rriti tensionin.

Është raportuar shumë herë se Conte është në kërkim të një rikthimi në Itali, në mënyrë që të jetë më pranë familjes.

Sipas komentatorit të Interit, Christian Recalcati, ka një klub shumë specifik që pret Conte.

“Po dëgjoj që Antonio Conte mund të kthehet në Itali, por me Romën si destinacion, pasi ata ishin afër asaj martese disa vite më parë!”, shkroi ai.

Lexo po ashtu Conte e pranon se mund të largohet nga Tottenham para fundit të sezonit

Nuk është hera e parë që Conte është lidhur me një lëvizje të mundshme te Giallorossët, pasi ai thuhej se ishte objektivi përpara se të zgjidhnin Mourinhon.

Conte po shtyn për largimin nga Tottenham dhe është e drejtë të thuhet se as situata e Mourinhos te Roma nuk është shumë e qëndrueshme.

Mou është ankuar vazhdimisht për mungesën e parave në krahasim me ish-klubet e tij, pavarësisht se fitoi Ligën e Konferencës sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version