Telegrafi

Conte dhe Hazard: E merituam fitoren ndaj Atleticos

Chelsea ka realizuar fitore edhe në takimin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Londinezët kanë triumfuar në udhëtim kundër skuadrës spanjolle të Atletico Madridit me rezultat 2-1.

Antoni Conte ka pohuar se të përzgjedhurit e tij kanë shfaqur vullnet dhe dëshirë për fitore.

“Ne u përgatitëm shumë mirë për lojë. Lojtarët e mi treguan dëshirë, vullnet dhe përqendrim të madh. Kur bien në disavantazh me 1-0, por vazhduam të luanim mirë në pjesën e dytë dhe fituam”, tha Conte.

Edhe Eden Hazard ka folur rreth takimit duke thënë se skuadra angleze e meritoi fitoren.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një prej ekipeve më të mëdha në Evropë. Ne meritonim të fitonim”, tha Hazard.

Ndryshe, Atletico ka një pikë dhe zë pozitën e tretë të grupit C, ndërsa Chelsea është lider me gjashtë sosh. /Telegrafi/