E ardhmja e sulmuesit të Chelseat, Diego Costa,është vënë në dyshim te kjo skuadër, pas një grindje me trajnerin Antonio Conte mbi shëndetin e tij fizik.
Spanjolli nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen e rëndësishme kundër kampionëve aktual të Leicesterit.
Dhe e ardhmja e tij me kryesuesit e Ligës Premier është në dyshim, pasi ai u grindë me Conten për një dëmtim.
Costa beson se ai po vuan nga një problem me shpinën, e cila mund të jetë e lidhur me historinë e tij të lëndimeve të njëjta.
Por anëtarët e ekipit mjekësor nuk janë të bindur nga ankesat e lojtarit dhe Conte ka mbështetur stafin e tij.
Mosmarrëveshja ka çuar në një shkëputje në mes të Costas – Conte, pasi lojtari nuk ka mbeshtur metodat e tyre.
Chelsea kanë qenë të kontaktuar nga Sportsmail, por nuk kanë pranuar të flasin.
Mungesa e lojtarit mund të jetë një rast i mirë për Michy Batshauyin që u ble për 34milionë funte.
Pas këtij rasti Chelsea mund të blejë Fernando Llorenten. /Telegrafi/