Antonio Conte nuk është i vetmi që mund të largohet nga Interi këtë verë, pasi thuhet që edhe drejtori sportiv Piero Ausilio po shqyrton një propozim të Romës.
Conte është vendosur të zhvillojë bisedime në përballje me Presidentin Steven Zhang, drejtorin Beppe Marotta dhe Ausilio të martën, pasi ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron ndryshime të mëdha nëse ai do të mbetet trajneri i tyre.
Pas humbjes në finale të Ligës së Evropës nga Sevilla me rezultat 3-2, ka pak kohë për të filluar përgatitjet e sezonit të ri, megjithatë Nerazzurrët janë në trazira.
Sipas Sky Sport Italia, Ausilio po konsideron gjithashtu të ardhmen e tij dhe po mendon seriozisht për mundësinë e bashkimit në projektin e ri të pronarit Dan Friedkin te Roma.
Ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe ka qenë në Giuseppe Meazza për 15 vjet, por largimi i Contes mund të ndikoj edhe tek ai.
Largimi i tij do t’i jepte edhe më shumë fuqi drejtorit të përgjithshëm, Marotta, i cila në thelb ka marrë përsipër rolin negociues.
Ndërkohë, nëse Conte largohet, thuhet se menaxheri i ekipit Lele Oriali gjithashtu mund të largohet, duke parë që la rolin e tij te kombëtarja e Italisë për të ndjekur trajnerin. /Telegrafi/