Trajneri italian nuk ndihet aspak i lumtur pas barazimit 2-2 të Chelseat ndaj Swanseas.
Trajneri italian e ka cilësuar si humbje pikësh barazimin 2-2 ndaj Swansean, teksa nuk ka lënë pa e uruar sulmuesin Diego Costa për paraqitjen e mirë në këtë ndeshje.
“Është e vështirë të flitet për lojë. Mendoj se sot kemi humbur dy pikë. Ne ishim dominues”, deklaroi Conte pas ndeshjes.
“Kur ju keni mundësinë për të kryer lojën, ju duhet ta kryeni lojën. Por kjo ligë është e vështirë”
“Jam shumë i lumtur për Diego Costa. Unë jam pyetur gjithmonë në lidhje me durimin e tij, por ai ka luajtur mirë sot”, përfundoi trajneri italian.