Telegrafi

Conte dëshiron titullin e kampionit

Antonio Conte ka thënë se që në sezonin e tij të parë synon ta fitojë titullin e Premier Ligës me Chelsean.

Chelsea sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e dhjetë në ligën angleze dhe shkarkoi Jose Mourinhon nga posti i menaxherit dhjetorin e vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet

Guus Hiddink ishte trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit të kaluar, para se Conte të emërohej menaxher për sezonin e ri.

Ish-trajneri i Juventusit është i vendosur që të mos përsërisë sezonin zhgënjyes, duke ua bërë të qartë fansave se do të gëzohen përsëri.

“Zakonisht kur ka sezone të këqija do të thotë se ka shumë probleme, mirëpo ato kanë kaluar për mua, për klubin dhe për lojtarët”, ka thënë Conte.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Chelseat

“E rëndësishme është e tashmja. Ne duhet të luftojmë së bashku dhe të synojmë titullin. Është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku dhe ta tejkalojmë periudhën e keqe për Chelsean”, ka shtuar ai.

“Dua që fansat tonë të jenë krenar me lojtarët dhe menaxherin. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë veç të tjerash ai.