Telegrafi

Conte dëshiron fitoren e katërt me radhë

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e ka nisur mirë aventurën me skuadrën e re.

Ai ka shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para dhe është në kërkim të fitores së katër në ndeshje ndaj Swanseas.

“E kemi nisur mirë kampionatin, por gjithsesi kemi ende shumë punë për të bërë nëse duam realisht të konkurrojmë deri në fund në garën për titull. Ndaj Swanseas nuk do të jetë lehtë pasi ata kanë një skuadër të mirë me lojtarë cilësorë në përbërje”.

“Ne duhet të hymë në fushë shumë të përqendruar me besim në forcat tona për të regjistruar një tjetër fitore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë futbollistët të hynë në fushë me besim dhe me dëshirë për t’i bërë gjërat mirë. Guidolin ka ndërtuar një skuadër të bukur, por Chelsea shkon në Uells vetëm për fitore”.

Ai ka folur edhe për ardhjen e David Luiz që i ka pëlqyer shumë.

“Ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe drejtuesve ai për të rikthyer David Luiz te Chelsea. E dinim që transferimi i tij do të ishte shumë i vështirë pasi bëhet fjalë për një lojtar shumë të mirë, megjithatë në ditën e fundit ose më saktë në orët e fundit arritëm një marrëveshje, dhe jam i kënaqur sepse gjithçka që bëmë ishte për të përmirësuar skuadrën. Ne investuam te David Luiz sepse kemi besim te aftësitë e tij”, ka thënë Conte. /Telegrafi/