Antonio Conte beson që Manchester United dhe Manchester City kanë skuadrat më të forta në Ligën Premier edhe pse Chelsea i tij është 10 pikë para ndjekësve në kampionat.
Chelsea pret Unitedin në një ndeshje të vlefshme për Kupën FA në Stamford Bridge.
“Mendoj që Manchester United dhe City, i kanë skuadrat më të forta në kampionat”.
“Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj, talentë të mëdhenj dhe eksperiencë të madhe”.
“Sigurt do të jetë një ndeshje e fortë, për ne dhe për ata. Ne kemi identitet dhe skuadër të fortë. Ne tregojmë futboll të mirë. Por sigurisht do të jetë një ndeshje e vështirë për ne kundër Untied. Përballemi me një ekip të mirë, të fortë”.
Po ashtu Conte u ndal që ta përkrahë edhe trajnerin e Arsenalit, Arsene Wengerin, i cili është në presion të shkarkimit.
“Nuk është një moment i lehtë për Wengerin, por jemi duke biseduar për një trajner të madh”.
“E mendoj, 20 vit te Arsenali, ai ka bërë shumë mirë. Ka punuar shumë. Çdo vit Arsenali ka luajtur në Ligën e Kampionëve. Nuk është e lehtë në një kampionati si ky”, ka thënë Conte. /Telegrafi/