Telegrafi

Conte: Çdo gjë në rregull me Costan, Kante i jashtëzakonshëm

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur për raportet që ka me Diego Costan dhe aftësitë individualë të N’Golo Kantes.

Tekniku italian ka thënë se tashmë çdo gjë është në rregull me sulmuesin spanjoll, ndërsa ka lavdëruar francezin.

“Hazard ka një talent të çmendur, ekuilibron lojën. Diego Costa? Me atë kam qenë i qartë, kam ngritur zërin dhe lojtari ka kuptuar, tani çdo gjë është në rregull”.

“Kante? Ai është i jashtëzakonshëm. Ka shumë kualitet, është një blerje fantastike”, ka thënë Conte për Sky Sport. /Telegrafi/