Telegrafi

Conte bëhet pjesë e luftës kundër coronavirusit: Blenë 12 llaptopë për studentët e mjekësisë në Torino

Antonio Conte u është bashkuar një numri të madh të sportistëve dhe trajnerëve për të luftuar kundër coronavirusit.

Trajneri i Interit thuhet se ka blerë 12 llaptopë për studentët e mjekësisë në luftë kundër coronavirusit në Torino.

Conte ka dërguar pajisjet në Universitetin ‘Regina Margherita’, derisa lajmin e ka konfirmuar edhe rektorja Tiziana Catenazzo.

Antonio Conte (Foto: FC Inter EN/Twitter)

“Ne jemi takuar me të (Antonio Conte) dhe gruan e tij Elizabeth dje dhe kemi biseduar për vështirësitë që po kalon reparti i neuropsikiatrisë”, ka thënë ajo.

“Shkaku i emergjencës nga coronavirusi, studentët e mjekësisë kanë mbetur pa mësuar pasi profesorët janë në karatin”.

Lexo po ashtu Trajnerët më të paguar në botën e futbollit - Pep Guardiola është vetëm i treti

“Me këta llaptopë, ne do të jemi në gjendje që së paku të zhvillojmë mësimet online dhe t’ mbajë studentët në rrjedhat e detyrave”, ka shtuar më tej Catenazzo.

50-vjeçari vazhdon të jetë legjendë e Juventusit edhe pse tani është trajner i rivalëve të tyre Interit. /Telegrafi/