Trajneri i Chelseat, Antonio Conte po punon me mjaftë sukses në Angli.
Në stinorin e tij të parë me londinezët, Conte është afër titullit të kampionit në Ligën Premier.
Por ende pa përfunduar stinori ai është lidhur me skuadrat e ndryshme italiane për të ardhmen.
Ka qenë pikërisht Conte që ka demantuar të gjithë, duke thënë se nuk e ka ndërmend të kthehet në Serie A.
“Në mendjen time gjithmonë kam përvojat e reja si trajner, në shtete të ndryshme. Është e mrekullueshme për një trajner të provojë eksperienca të reja”.
“Nuk mendoj të kthehem në Itali. Dua të provojë aventura të reja në çdo shtet”, ka thënë Conte.
Chelsea aktualisht është lider në Ligën Premier me 63 pikë të tubuara, 10 më shumë se ndjekësit e saj, Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/