Site icon Telegrafi

Conte arrin një sukses të Mouinhos, Ancelottit dhe Pellegrinit

Chelsea është shpall kampion i Ligës Premier.

“The Blues” kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së West Bromvich Albion me rezultat minimal 1-0, e cila gjë ka bërë që edhe matematikisht të sigurojë titullin e kampionit pasi që ka dhjetë pikë më tepër se vendi i dytë Tottenahm Hotspurs, i cili ka edhe tre ndeshje më pak.

Në këtë formë, Antonio Conte bëhet trajneri i katërt që në sezonin e parë në krye të një ekipi anglez të shpallet kampion, transmeton telegrafi.

Para strategut italian këtë gjë e kishte bërë Jose Mourinho, gjithashtu me Chelsean në vitin 2004/2005 si dhe Carlo Ancelotti në sezonën 2009/2010.

Manuele Pellegrini ishte shpallur kampion me Manchester Cityn në sezonin 2013/2014. /Telegrafi/

Exit mobile version