Site icon Telegrafi

Conte alarmon lojtarët e tij: Shikojeni Francën si vuajti nga Shqipëria

Rezistenca e Shqipërisë për 90 minuta ndaj favoritëve për të fituar Euro 2016, Francës, nuk ka lënë pa u përmendur edhe nga trajneri i Italisë, Antonio Conte.

Conte në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë, ka deklaruar se me fitoren në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës nuk kanë arritur asgjë, dhe se në vazhdim i presin ndeshje të vështira.

Trajneri i ardhshëm i Chelsea, tha se në Euro 2016 nuk ka ekipe të lehta, duke përmendur rezistimin e Shqipërisë ndaj Francës.

“Këmbët në tokë, ne nuk kemi bërë asgjë”, deklaroi Conte duke folur për fitoren ndaj Belgjikës.

“Unë kam një ekip të caktuar të cilët dëshirojnë t’i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur. Një lojë nuk e ndryshon qëndrimin e këtyre djemve, patëm lojë të mirë ndaj Belgjikës, por asgjë nuk kemi arritur”, shtoi ai.

“Duhet ditur se çdo lojë është e vështirë, vetëm shikoni vuajtjet e Francës. Shqipëria është mbajtur deri në minutën e 90’, dhe golat i mori në kohën shtesë”, përfundoi ai.

Italia nesër luan me Suedinë duke filluar nga ora 15:00 në kuadër të grupit E.

Exit mobile version