Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte mendon se afati kalimtar është ‘çmendur’ dhe pretendon se shumë lojtarë janë mbivlerësuar.
Manchester United theu rekordin e transferimit të botës në fillim të këtij muaji, kur ata sollën Paul Pogba nga Juventusi për një çmim prej 105 milionë eurove, pasi kampionët e Series A kishin transferuar më parë Gonzalo Higuainin për 90 milionë.
Ndërkohë, edhe Chelsea kanë shpenzuar shifra të mëdha për të siguruar shërbimet e N’Golo Kantes dhe Michy Batshuayit dhe shpresojnë të shtojnë edhe më shumë përforcime në radhët e tyre në javët e ardhshme.
Megjithatë, Conte ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë për të marrë lojtarët që ai dëshiron.
“Unë flas me klubin çdo ditë dhe ne kemi një plan. Afati kalimtar është çmendur. Lojtarët në përgjithësi janë shumë të shtrenjtë. Kur ju përpiqeni për të blerë një lojtar, çmimi i transferimit nuk është vlerësimi i vërtetë i lojtarit”, deklaroi Conte në konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.
“Ne duhet të jemi të durueshëm për të gjetur zgjidhje të drejta. Është e rëndësishme të flasim me klubin për të përmirësuar skuadrën. Diçka mund të ndodhë në të ardhmen. Por, unë jam i lumtur që të punoj me lojtarët që kemi. Ata kanë treguar përkushtim të madh”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/