Site icon Telegrafi

“Contagion”, filmi i vitit 2011 që u bë hit për shkak të frikës nga coronavirusi

Një nga filmat më të njohur të momentit në katalogun e Warner Bros është një dramë nëntë vjeçare, në të cilën Gwyneth Paltrow vdes në 15 minutat e para.

Frika nga coronavirusi ka bërë që tifozët e filmit të rishikojnë filmin “Contagion” të Steven Soderbergh, një histori imagjinare e një pandemie që vret 26 milionë njerëz në të gjithë botën, transmeton Telegrafi .

Sipas studios së filmit, në fund të dhjetorit filmi u rendit në vendin e270 në katalogun e tij. Që nga fillimi i vitit 2020, ai ka kërcyer në vendin e dytë, i tejkaluar vetëm nga filmat Harry Potter.

Barry Jenkins, shkrimtari dhe regjisori i “Luz de Luna”, filmi më i mirë fitues i Oskar-it të vitit 2017, ishte një nga njerëzit që u interesua për filmin ditët e fundit. Ai tha se kishte parë “Contagion” me të dashurën e tij, Lulu Wang.

Por çfarë e shtyu të shikojë një film që ai kishte parë tashmë?

Lexo po ashtu "Contagion" VS Coronavirusi - Sa ka të bëjë me aktualitetin tonë filmi i famshëm që parashikoi virusin?

“Unë isha shumë kureshtar për të parë se sa mirë do të përafrohej me atë që po ndodh tani”, tha Jenkins. “ Ishte tronditëse. Ndihesha sikur po shikoja një dokumentar që i ka të gjithë këta yje të filmit duke luajtur njerëz të vërtetë. Më trembi ”

Virusi i filmit Soderbergh, i quajtur MEV-1, filloi në Azi dhe transmetohet lehtësisht përmes prekjes. Simptoma e parë është një kollë e thatë.

Soderbergh kishte refuzuar shumë media që kanë qenë të interesuara të marrin një intervistë me të. /Telegrafi/

Exit mobile version