Telegrafi

Consumer Reports: iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nuk lakohen edhe aq lehtë

Në përmbledhje, rezultatet e Consumer Reports tregojnë se telefonat e rinj të Apple janë shumë më të fortë sesa që disa dëshmi dhe video online kanë sugjeruar në ditët e fundit.

Për ti testuar telefonat, Consumer Reports i ka vënë disa modele të telefonave në "provën e përkuljes tri-pikëshe ", e cila e mban telefonin e mbështetur në dy skaje dhe i bën presion në një pikë të tretë.

Telefonat e Apple janë testuar së bashku me konkurrentët si HTC One (M8), Samsung Galaxy Note 3, LG G3 dhe iPhone 5.

Rezultatet treguan se iPhone 6 Plus ishte në të vërtetë më i fortë se iPhone 6, duke filluar të shtrembërohej në 90 goditje me force, ndërsa ekrani dhe trupi i telefonit ndahen pas 110 goditjeve me forcë.

iPhone 6 filloi të shtrembërohej pas 70 goditjeve, dhe shkatërrimi i telefonit filloi pas 100 goditjeve.

HTC One (m8) performoi më së keqi në testin e Consumer Reports, pasi që deformimet e telefonit filluan pas vetëm 70 goditjeve, ndërsa shkatërrimi i tij pas 90 goditjeve.

LG G3 filloi të deformohej pas 130 goditjeve të njëjta, ndërsa për lakimin e iPhone 5 u nevojiten 130 goditje, e për shkatërrimin e tij u dashtën 150 goditje. Galaxy Note 3, në anën tjetër u deformua dhe u shkatërrua pas 150 goditjeve.

Consumer Reports ka thënë se derisa edhe pas deformimit, iPhone 6 dhe HTC One megjithatë funksiononin, rivali i tyre Galaxy Note 3 ndaloi së funksionuari menjëherë pas deformimit.

Në fund, Consumer Reports thotë se asnjëri nga telefonat e testuar nuk mbijetoi pas goditjeve të caktuara, por siguroi se të gjitha modelet e testuara janë në rregull për përdorim të përditshëm, dhe nuk deformohen aq lehtë sa thuhet. (Telegrafi)