Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonios Constantinides, thotë se bardhekaltrit në Pejë do të udhëtojnë vetëm për fitore.
Peja dhe Sigal Prishtina do të takohen sonte në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të grupeve të Ligës Ballkanike.
Pejanëve iu duhet fitorja më tepër se kurrë, në rast të kundër eliminohet nga gara ballkanike e basketbollit.
“Është një ndeshje e vështirë. Shumë e vështirë, por mendoj se do të shënojmë fitore. Ne duam të fitojmë në çdo ndeshje, andaj kështu do të jetë edhe kësaj radhe, pavarësisht faktit se ne tashmë e kemi siguruar vendin e parë në Grupin D dhe jemi kualifikuar për në gjysmëfinale”.
“Ne duam të vazhdojmë me serinë pa asnjë humbje në vitin 2016”, ka deklaruar Antonios Constantinides.