Sigal Prishtina do të takohet sonte me skuadrën e Beroes në kuadër të takimit të dytë të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike.
Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës, para takimit ka pohuar se jemi të gatshëm për sfidën dhe se prishtinasit do të hyjnë në këtë takim për fitore.
“Do të ishte gabim i madh nëse mendojmë se jemi qysh tani në finale, duke harruar ndeshjen e parë dhe ne duhet të fillojmë nga zero. Me këtë logjikë mund të fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi në finale. Beroe po luan shumë mirë dhe nëse ne nuk luajmë mirë, atëherë do të kemi shumë probleme”.
“Të gjithë jemi gati për këtë ndeshje dhe do të japim maksimumin të jemi në finale të Ligës Ballkanike për herë të dytë radhazi. Jam i sigurt se tifozët tanë do të jenë të jashtëzakonshëm edhe një herë dhe do të na japim më shumë energji dhe fuqi, gjë që e kanë bërë deri më tani”. /Telegrafi/