Site icon Telegrafi

Conor McGregor e ka seriozisht për blerjen e Unitedit – përmes një deklarate, irlandezi i thotë të gjitha

Superylli i UFC-së, Conor McGregor ka pranuar se ai zhvilloi bisedime për të blerë aksione në Celtic ndërsa përsëriti dëshirën e tij për të investuar në Manchester United.

Irlandezi 32-vjeçar ngacmoi tifozët e United me idenë e blerjes së klubit muajin e kaluar mes reagimeve të ashpra mbi Superligën Evropiane.

McGregor në një seri Q&A (Pyetje dhe përgjigje) u pyet nga një fan i tij nëse ishte serioz në lidhje me komentet e tij për të blerë Djajtë e Kuq.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Notorious bëri një pretendim bombë se një bisedë doli mbi mundësinë e blerjes së aksioneve në Celtic nga aksionari Dermot Desmond.

McGregor shtoi se investimi në United ishte ende diçka për të cilën ai ishte i interesuar të bënte, duke thënë se ai sigurisht që është i interesuar të blejë një ekip sportiv në një fazë.

Lexo po ashtu McGregor ‘relakson’ situatën e tensionuar të futbollit: Po mendoj të blej Manchester Unitedin

Ylli i UFC-së shkroi në Twitter: “Një bisedë doli në lidhje me Celtic së pari për të qenë i sinqertë. Për të blerë aksione nga Dermot Desmond”.

“Unë sigurisht që jam i interesuar të marr një ekip sportiv në një fazë”.

“Të dy Celtic dhe Man United janë skuadra që më pëlqejnë me siguri, por unë jam i hapur. Ndjej se mund të bëja gjëra të mëdha për një klub”.

McGregor më parë tha se “Manchester United ishte skuadra ime” ndërsa kujtoi se kishte shpenzuar paratë e tij për të blerë një bluzë të Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version