Telegrafi

Conchita Wurst po e lë pas të kaluarën, këngëtari me imazh të ri

Conchita Wurst (Foto by Nigel Treblin/Getty Images/Guliver)

Fituesi i Eurovizionit të vitit 2014, Thomas Neuwirth, i cili njihet më mirë me emrin Conchita Wurst, mund të “vriste” imazhin që fitoi famë botërore.

Katër ditë më parë, ajo filloi të botonte letra në llogarinë personale në Instagram, duke krijuar hapësirë për spekulime se po planifikon të zbuloj sekretin pas këtij veprimi, që do të mund të thoshte fundin e “Wurst”.

Të gjitha indikacionet janë se Tomi Neuwirth do të bëjë shpalljen “Unë duhet ta vras Conchitan” dhe do të vazhdojë karrierën nën emrin Tom.

Theksojmë se artisti fitoi famë botërore për një shfaqje të pazakontë në veshjen e një gruaje, me flokë të gjatë dhe mjekër.

Por, së fundit në një koncert në Vjenë, ditën e fundit të muajit shkurt, ai u shfaq në një fustan, por kishte rruar tërësisht kokën.

Në Ditën e Gruas, më 8 mars, ai do të heqë dorë nga imazhi i tij i fundit. Në llogaritë e rrjeteve sociale, ai tashmë ka fshirë të gjitha fotot e “Stop Worst”. /Telegrafi/