Telegrafi

Concept One mund të jetë telefoni i parë i palosshëm nga OnePlus

Drejtori i Përgjithshëm i OnePlus, Pete Lau, kohët e fundit na tha të presim diçka interesante në janar.

Më shumë detaje u pasuan, dhe zbuluam se OnePlus do të kishte një prezantim të veçantë gjatë CES 2020.

Disa menduan se mund të shohim lanismin e OnePlus 8 Lite dhe ndoshta diçka më shumë, por shpejt u zbulua se do të shohim një pajisje të re, të quajtur OnePlus Concept One.

Telefonat e palosshëm janë duke u bërë më të famshëm, dhe me sa duket, OnePlus nuk dëshiron të mbetet pas.

Sipas një raporti të ri nga The Korea Herald, koncepti i ri OnePlus do të jetë pajisja e parë e palosshme e kompanisë.

Ndoshta pjesa më e mirë e kësaj është që OnePlus është kompani e njohur për të na dhënë specifika dhe karakteristika të shkëlqyera për më pak para, kështu që do të ishte interesante të shikojmë etiketën e çmimeve në pajisjen e parë të palosshme nga OnePlus.

Tani, me shumë mundësi do të duhet të presim, pasi ky është ende një koncept, por më e rëndësishmja, ende vetëm një thashetheme. /Telegrafi/