Kryetrajneri i Portos, Sergio Conceicao, u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën e tij që sipas tij i ndoqi instruksionet e tij në fitoren prej 3-1 ndaj RB Leipzigut.
Porto pati nevojë për një fitore të madhe në shtëpi për t’u kthyer në luftë për kualifikim nga Grupi G.
“Ishte ndeshje e fortë nga ana jonë. Ne punuam mirë si skuadër dhe nuk kemi vuajtur sikur në Gjermani”.
“Ne e kemi neutralizuar kundërshtarin në mënyrë të madhe. Lojtarët e mi ndoqën instruksioniet në letër ndaj një ekipi me cilësi të lartë individuale dhe kolektive”.
“Ishte një fitore e merituar dhe për këtë përgëzoj lojtarët e mi”, deklario Conceicao.
Porto tash është në vendin e dytë në Grupin G, me dy pikë para Leipzigut dhe katër pikë prapa liderit Besiktas me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur.
Nëse Porto mposhtë Besiktasin në udhëtim, atëherë do të hyjë në ndeshjen e fundit ndaj Monacos me gjasa të mëdha për kualifikim. /Telegrafi/