Site icon Telegrafi

Conceicao i dëshpëruar me barazimin ndaj Cagliarit: E kuptoj që kjo ndodhë në Itali

Për trajnerin e ri të Milanit, Sergio Conceicao, gjithçka ishte si një përrallë që kur fitoi Superkupën e Italisë me Rossonerët, por mbrëmë erdhi një barazim i papritur ndaj Cagliarit.

Milani kaloi në avantazh në minutën e 51-të me anë të Alvaro Moratas, por Zorte barazoi vetëm katër minuta më vonë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të lojës, kështu që skuadrat ndanë pikët.

“Unë pres shumë, shumë më tepër në të gjitha fushat. Nëse shikojmë cilësinë e lojtarëve që kam në dispozicion, kjo është pjesa e parë më e keqe në 13 vitet që kam qenë trajner të them të drejtën. Ritmi ishte i ngadaltë, na mungonte gjallëri dhe Cagliari u mbrojt me 11 lojtarë”.

Lexo po ashtu Milani nuk merr më shumë se një barazim ndaj Cagliarit në shtëpi

“Kjo është strategjia e tyre, por ne duhej të bënim atë për të cilën po përgatiteshim. Ne nuk ishim mjaftueshëm të zgjuar për ta bërë atë,” tha Conceicao pas ndeshjes.

Tutje trajneri portugez thotë se e kupton që në Itali është stategjia e tillë që skuadrat mbrohen.

“Ne kishim 25 goditje në portë. Cagliari filloi të humbiste kohë. E kuptoj që në Itali është një strategji dhe nuk është problem, por gjyqtari duhej të thërriste për më shumë se pesë minuta shtesë. Ishte gati tetë minuta? Kjo është jo një justifikim, ne duhej të bënim më mirë, dhe këta janë faktorë që nuk mund t’i anashkaloj”, tha trajneri i Milanit.

Milani është vetëm në vendin e tetë në Serie A, ndërsa në xhiron e ardhshme do të luaj me Comon në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version