Site icon Telegrafi

Conceicao bëri veprim të ulët ndaj Inzaghit në përfundim të ndeshjes Porto-Inter

Trajneri i Porto, Sergio Conceiçao refuzoi të shtrëngonte duart me homologun e tij të Interit, Simone Inzaghi, pas barazimit 0-0 në Estadio Do Dragao të martën, që e lejoi skuadrën italiane të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Është hera e parë në 12 vjet që Nerazzurët arrijnë të shkojnë përtej raundit të së tetës së finales në garën elitare për klube në Evropë. Interi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0 në Stadio Meazza falë Romelu Lukakut.

Ish-anësori i tyre Conceiçao, tani në krye të Portos, ishte i hidhëruar pas fishkëllimës së fundit të martën dhe nuk pranoi të shtrëngonte duart me Inzaghin.

Lexo po ashtu Inzaghi pas kualifikimit të Interit: Jam shumë i lumtur, krenarë me lojtarët

Il Corriere dello Sport shpjegon se ish-reprezentuesi portugez mund të mos e ketë vënë re trajnerin italian që i afrohej dhe u fut me shpejtësi brenda tunelit pas ndeshjes.

Kishte tension para, gjatë dhe pas ndeshjes, me mbi 10000 tifozë të Interit që nuk u lejuan brenda stadiumit pasi kishin blerë bileta edhe në pjesën ku gjendeshin tifozët e Portos. /Telegrafi/

Exit mobile version