Telegrafi

comScore: Telefonat Android po dominojnë

Sipas comScore thuhet se numri total i abonentëve amerikan që janë duke përdorur platformën Android u ngjit në 44,8 për qind në shtator, një rritje prej 4.6 pikë përqindjeje kundrejt muajit qershor. Kjo përfaqëson një rritje prej 1.1 për qind që nga gushti i këtij viti, në bazë të shifrave të dhëna nga comScore.



Apple gjithashtu ka fituar pikë në tregun e telefonave të mençur mobil, pasi iOS tani përfaqëson 27.4 për qind të totalit, një rritje prej 0.8 për qind që nga qershori i këtij viti dhe 0.1 pikë përqindjeje që nga gushti.



Megjithatë, përfitimet e Android dhe iOS janë kompensuar nga humbja e pjesës së tregut të RIM, Windows Mobile dhe Symbian.

Veçanërisht, RIM është goditur më rëndë, me një rënie prej 4.6 pikë në 18.9 për qind. RIM ka humbur 0.8 pikë përqindjeje në një muaj të vetëm.

Edhe Microsoft ra 0.2 pikë në 5.6 për qind (0.1 pikë që nga gushti 2011), ndërsa fat të ngjashëm ka pasur edhe Nokia Symbian, që tani mban vetëm 1.8 për qind të tregut. / Telegrafi /