Telegrafi

Computerworld Albania del me numrin e parë

Pasi për disa vite dolën në treg edicionet në shqip së pari të PCWorld Albanian, dhe pastaj të CIO Albanian, të cilat vazhdojnë të jenë aktive online, tregu i Kosovës dhe Shqipërisë, ka përfituar një medium të tjetër të ri, i cili kësaj radhe vjen nën petkun e ComputerWorld duke sjellë para lexuesve të rejat më të fundit nga teknologjia informative në nivel vendor dhe rajonal, dhe të shpalos detaje mbi punët e shqipëtarëve në treg të IT’s, që veprojnë nëpër tregje të ndryshme të botës.

Numri i parë i është kushtuar Shqiptarëve dhe teknologjisë nëpër shekuj duke sjellë tema të ndryshme si: lidhjen e parë të internetit në Shqipëri, dominimin e piraterisë, top aplikacionet më të mira shqiptare, historiku I ATSH’së, suksesi i Donald Lekës, etj.

Ky edicion i ComputerWorld ka në vete një numër të madh të temave vendore, dhe do të jetë në qarkullim prej nesër për dy muaj, në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni , Mal të zi, dhe në disa tregje të ndryshme nëpër Evropë, deri në botimin e radhës në shkurt. Ajo që vlen të theksohet është se tregu vendor ka pasur nevojë për një medium të ri të shtypur dhe natyrisht se presim të shtyjë para një front që është hapur nga PCWorld Albanian dhe CIO Albanian, në tregun e Teknologjisë Informative shqiptare./Digjitale, Telegrafi/