Telegrafi

Çomovski: Nuk e kam të qartë se si Kamçev është frikësuar nga Bojan Jovanovski

Gazetari Aleksandar Çomovski, i cili punonte në “1TV” për radio “Kanal 77”, tha se nuk e dinte se menaxheri i tij ishte nën masa të posaçme hetimore për disa muaj.

“Nëse Bojani ishte nën masat hetimore të posaçme dhe ishte përgjuar, atëherë edhe ne gjithashtu kemi qenë të përgjuar. Ne me atë jemi dëgjuar njëherë apo dy herë në ditë, për tu dakorduar për emisionet dhe të ngjashme”, tha Çomovski.

Çomovski tha se nuk e ka të qartë se si një biznesmen si Orce Kamçev do të mund të frikësoheshe nga Bojan Jovanovski, duke aluduar se hetimi në këtë rast është shumë më e madhe./Telegrafi/