Telegrafi

Comolli zbulon pse Ronaldo nuk ishte transferuar në Arsenal

Ish-futbollisti i Arsenalit, Damien Comolli zbulon se Cristiano Ronaldo ishte afër nënshkrimit me ‘Topçinjtë’ para se portugezi të transferohet në Manchester United.

Sipas Comolli, lojtari më i mirë në planet nuk ishte bashkuar me Arsenalin për shkak të parave.

“Herën e parë që e pashë Ronaldon ishte në turneun Montaigu, ai ishte 15 vjeç”, tha ish-drejtori i Tottenham dhe Liverpool-it.

“Ai erdhi dy herë në qendrën stërvitore në Arsenal. Ai u takua me Thierry Henry, i cili ishte idhulli i tij. Por, kur ai erdhi për të bërë transferimin, nuk kishte të holla”, tha Comolle.