Telegrafi

Commodore 64 ekstrem

Commodore 64x Extreme ende ka shtëpizën e njohur në të cilën krahas tastierës ndodhet edhe pjesa tjetër e sistemit, por procesori ekzistues Atom D525 është zëvendësuar me një procesor tjetër gjithashtu nga Intel i gjeneratës Sandy Bridge, modelin Core i7-2720QM.

Krahas procesorit më të fuqishëm, Commodore 64x Extreme zakonisht vjen me 8 GB të memories DDR3, diskun me kapacitetin prej 2 TB dhe DVD incizues, lexuesin e kartelave të memories, Bluetoothin dhe kartelën për rrjetën pa tela. Për shfaqjen e fotografisë përgjegjës është bërthama grafike HD 3000 e Intelit, e ata që janë të interesuar për këtë version më të avancuar të Commodores do të duhet të ndajnë 1,499 dollarë. /Telegrafi/