Telegrafi

‘Commerzbank’ kërkon ndihmën e paketës shpëtimtare

Asaj do t’i vihen në dispozicion 8,2 miliardë euro, njoftohet nga Frankfurti mbi Majn.

Qeveria federale flet për një hap që tregon përgjegjësi.

Deri tani ndihma e paketës qeveritare është shfrytëzuar nga Banka Hypo Real Estate në Mynih dhe disa banka shtetërore të landeve. Banka gjermane ‘Deutsche Bank’ ka refuzuar ndihmën nga kjo paketë e qeverisë. /dw/