Site icon Telegrafi

Çomlek me mushkëri e kërpudha

Përbërësit:

▪ 800 gramë mushkëri pule
▪ 300 gramë kërpudha
▪ 4 kokë qepë
▪ 1,5 decilitër verë e kuqe
▪ 1 lugë piper i kuq i bluar
▪ 1 lugë niseshte
▪ 0,5 decilitri vaj
▪ 200 gramë oriz
▪ mëlmesa të përziera kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Qepët qërohen dhe priten në katrorka, ndërsa kërpudhat priten në shkopinj. Orizi zihet në ujë me kripë dhe kullohet nga lëngu i tepërt.

2. Në pak vaj kaurdisen qepët, pastaj shtohen kërpudhat dhe edhe ato kaurdisen pakëz.

3. Pastaj shtohen mushkëritë e pulës dhe kaurdisen derisa të ndërrojnë ngjyrë, derdhet pakëz ujë, ena mbulohet dhe lihen të kaurdisen të gjitha.

4. Kur mushkëritë të jenë gjysmë të kaurdisura, shtohet piper i kuq, verë e kuqe dhe vazhdon kaurdisja në temperaturë mesatare me qëllim që të zbuten mushkëritë.

5. Nga fundi i kaurdisjes shtohet përzierja e niseshtesë me pak ujë, përzihet dhe zihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

6. Në çomlekun e gatshëm shtohen mëlmesa sipas shijes dhe përzihen ngadalë. Shërbehet me pilaf.

Këshillë shtesë: Gjatë përgatitjes së çomlekut, kohë pas kohe duhet përzier ngadalë me tel kuzhine, në mënyrë që të mos shpërbëhen mushkëritë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version