Miliarderi i njohur, Rocco Comisso, ka këmbëngulur se negociatat për ta blerë Milanin do të vazhdojnë, por vetëm sipas kushteve të tija.
Shitja e Milanit dështoi mbrëmjen e kaluar kur Yonghong Li rastësisht ndryshoi mendjen e tij.
Ai vendosi që të mbajë jo 12-20 për qind të aksioneve, por së paku 25-30 për qind.
“Negociatat për blerjen e Milanit do të vazhdojnë, përkundër vështirësisë në komunikimin për shkak të prezencës së vazhdueshme të një emisari”.
“Kjo, në pikëpamjen time, dëmton bazat e mirëbesimit që duhet të ekzistojë në një kontekst kompleks por të qartë, ashtu siç e kemi tani”.
“Unë do ta mbylli kontratën, por vetëm me kushtet e mia. Le të jem i qartë, na duhet një marrëveshje. Kurrë nuk do të pranoja që të kem pakicën e aksioneve”.
“Klubi duhet të jetë i imi, sepse mendoj se mund ta udhëheqi mirë dhe ta kthej në kohën e artë”, u shpreh Comisso.
Comisso është manjat televiziv i cili u lind në Itali, por jeton në SHBA. Ai është pronar i gjigantit kabllor, Mediacom, dhe ka një pasuri prej 4 miliardë dollarësh.
Milani sot u përjashtua nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm nga UEFA për thyerjen e rregullave të CAS. /Telegrafi/