Kampionati Botëror ka marrë fund me Francën fituese.
Francezët arritën ta mposhtin Kroacinë në finale me rezultat 4-2 dhe me plot meritë triumfuan në këtë Botëror.
E njëri nga lojtarët më meritor për këtë triumf të Francës ishte edhe mesfushori Paul Pogba.
Anëtari i Manchester United ka shkëlqyer gjatë tërë kampionatit, ndërsa në finale u fut edhe në listën e golashënuesve.
https://twitter.com/ManUtdVines/status/1018578545902276609
Por pas festës në dhomat e zhveshjes, Pogba ka zemëruar tej mase anglezët.
Shprehja e famshme e anglezëve gjatë këtij Kampionati Botëror ka qenë ‘It’s Coming Home’, apo që do të thotë ‘Po vjen në shtëpi’.
Mesfushori francez duke mbajtur në duart e tij trofeun e Kupës së Botës gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Instagram është tallur me anglezët.
Ai përdorte shprehjen “It’s Coming Home’, dhe qeshte me bashkëlojtarët e tij.
Sigurisht që gjesti i Pogbas nuk do t’i pëlqejë fare bashkëlojtarëve të tij dhe tifozëve të Unitedit. /Telegrafi/