Site icon Telegrafi

Comey dëshiron të dëshmojë para Senatit amerikan

Ish-shefi i FBI-së, James Comey, do të dëshmojë para Senatit për të pohuar se Donald Trump kishte tentuar që të bëjë presion ndaj tij.

Sipas CNN, Comey thuhet se do të konfirmojë se presidenti amerikan kishte tentuar ta detyrojë që të heqë dorë nga hetimet në lidhjet e Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij me Rusinë.

CNN pohon se Comey duket i vullnetit për të folur rreth marrëdhënieve me Trump para se të shkarkohej nga pozita e drejtorit të FBI, ndërsa ekziston dyshimi se presidenti kishte tentuar “të pengojë drejtësinë” përmes lutjes që Comey të hedhë poshtë hetimet kundër ish-këshilltarit për siguri nacionale Majkëll Flin, transmeton KosovaPress.

Data e dëshmimit ende nuk dihet, ndërsa CNN pohon se kjo mund të ndodhë javën e ardhshme.

Exit mobile version