Telegrafi

Coman thyen heshtjen pas finales, thotë se është i zhgënjyer me atë që ndodhi

Kingsley Coman ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar javën e fundit në Francë, falë penalltisë së humbur në finalen e Kupës së Botës.

Sulmuesi francez ishte i dyti në radhë për të gjuajtur penalltinë dhe ai e humbi atë, ku Emiliano Martinez e prite gjuajtjen e tij.

Pas penalltisë së humbur Coman ishte kritikuar shumë nga tifozët francezë, madje ndaj tij kishte edhe thirrje raciste

Ishte edhe klubi gjerman ku aktivizohet Coman, Bayern Munich që kishte dalë me deklaratë duke dënuar thirrjet raciste në drejtim të yllit francez.

Mirëpo tani ka ardhur reagimi nga Coman, i cili ka folur për humbjen në finalen e madhe.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes. Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm dhe ne mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur”.

“I zhgënjyer dhe i trishtuar por jo i mposhtur. Një gjë është e sigurt, ne do të kthehemi”, ka shkruar Coman në faqen e tij zyrtare.

26-vjeçari luan prej vitit 2015 me Kombëtaren A të Francës, derisa ka zhvilluar 46 ndeshje ku ka realizuar pesë gola. /Telegrafi/